TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2024, 10:50

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 31-vjeçari bie nga kati i pestë i pallatit dhe ndërron jetë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 31-vjeçari bie

Një 31 vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi  M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën "Myslym Keta".

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje