
Policia e Tiranës njoftoi sot se tableta me ngjyrë jeshile që dyshohej se përgjumte fëmijët nëse konsumohej, nuk është lëndë prikotrope, por rezulton me përbërje vitamine E.
Alarmi u dha pasi një mësuese ia gjeti një nxënësi të një shkolle 9 vjeçare tabletën, ndërsa në rrjet u aludua se ajo përgjumte fëmijët, nëse konsumohej, duke ngritur dyshime të forta se tableta kishte lëndë psikotrope.
Gazetari Igli Çelmeta, duke dhënë më shumë detaje, tha se tableta iu gjet në xhep një fëmije dhe më pas drejtoresha e shkollës ka njoftuar prindërit.
Referuar burimeve policore që hetuan rastin, Çelmeta u shpreh se asnjë fëmijë nuk e ka konsumuar.
“Fëmija e ka marrë në shtëpi tabletën dhe e ka futur në xhep. Babai i fëmijës vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përdorte medikamente. Policia ia ka marrë këtij të fundit substancën në formë tableti për t’i bërë analizat, ku rezultoi që nuk është lëndë psikotrope”, bëri të ditur gazetari Çelmeta.
Lini një Përgjigje