TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2024, 08:01

Aksident tragjik në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq, mëngjesin e së dielës pranë fshatit Fushë Vërri, bashkia Delvinë.

Një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar. Viktima është identifikuar si Luan Xhuvani rreth 70 vjeç. Aksidenti ka ndodhur tek rruga në fshatin Bajkaj.

Si pasojë e goditjes, banori ka humbur jetën në vend, ndërkohë edhe të dy kafshët kanë ngordhur nga përplasja.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Lini një Përgjigje