TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2024, 22:50

Dyshohet se shkonte me gruan e tij, zbulohet identiteti i shqiptarit që u qëllua për vdekje nga fqinji italian

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se shkonte me gruan e tij, zbulohet identiteti i shqiptarit që u

Identifikohet shqiptari që u vra me armë zjarri nga fqinji i tij në Itali. Ai është Dritan Haka, 45 vjeç.

Për ngjarjen policia ka vënë në pranga një pensionist italian 78-vjeçar, banues në Garbagnate Milanese, ndaj të cilit rëndon akuza vrasje me dashje.

Pas një debati të ashpër me shqiptarin, i moshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlkuar 4 herë në drejtim të 45-vjeçarit.

Viktima ka marrë një plumb të vetën në gjoks, që e ka lënë të vdekur në vend.

Krimi ndodhi në pallatin në Garbagnate, ku 78-vjeçari jetonte së bashku me gruan e tij, një shqiptare 51-vjeçare dhe djalin e saj.

Nga hetimet e para rezultoi se 45-vjeçari, banues në Milano, kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e pensionistit italian.

 

Lini një Përgjigje