TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2024, 20:10

Aksident i rëndë në Shkodër, 21-vjeçari përplas për vdekje kalimtarin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Shkodër, 21-vjeçari përplas
Pamje ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një 21-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor.

I riu Valter Doçaj ka përplasur të moshuarin në lagjen Draçin, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje. 70-vjeçari që ndërroi jetë është shtetasi Pal Bicuku.

21-vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. B., 70  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi V. D., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje