TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2024, 13:45

Tentoi të vriste prindërit duke djegur banesën, zbulohet shkaku pse 42-vjeçari ndërmori aktin ekstrem

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste prindërit duke djegur banesën, zbulohet shkaku

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, u zhvillua seanca gjyqësore ndaj 42- vjeçarit, Altjon Sulejmanaj, cili u arrestua dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës.

Prindërit e tij banonin në katin e tretë të një pallati 4-katësh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier.

Trupi gjykues vendosi për 42-vjeçarin: 'Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik'.

Sipas burimeve policore në dëshminë e tij para uniformave blu të Fierit, 42-vjeçari, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, përkundrazi ka qenë tepër i qetë.

Shkaku i zjarrvënies ka qenë sepse i ka kërkuar babait 10 mijë lekë të vjetra, por ai ka refuzuar t’ia japë.

Kjo e ka nxehur 42-vjeçarin duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke i vënë zjarrin.

Lini një Përgjigje