TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2024, 12:02

Atentati në 'Don Bosko', zbardhen detajet si u identifikua autori 23-vjeçar nëpërmjet targës së makinës dhe shenjave të gishtave

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në 'Don Bosko', zbardhen detajet si u identifikua autori
Atentati në 'Don Bosko'

Targat e automjetit tip "Golf 5" i përdorur në atentatin e "Don Boskos" më 3 shtator identifikuan Denis Tahirin, 23-vjeçarin nga Kamza që u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar i dy personave të plagosur, Kastriot Elezaj, 45 vjeç, dhe Renaldo Metushi, 22 vjeç.

Hetuesit e Policisë së Tiranës fillimisht zbuluan se kujt i përkisnin targat e mbivendosura dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës në Valias, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Nga hetimet rezultoi se ky i fundit, kishte pak ditë që e kishte marrë makinën me qira dhe targat ia kishte vendosur mjetit tip "Golf 5" që autorët dogjën pas krimit.

Po ashtu, shenjat e gishtave të tij kanë ndihmuar edhe në përforcimin e dyshimeve të policisë, pasi u krahasuan me ato të gjetura në mjet.

Dyshohet që 23 vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është mundur të arrestohet.

Si ndodhi ngjarja?

Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në verandën e një lokali më 3 shtator 2024 në Don Bosko, kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre. 45-vjeçari u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushi 22 vjeçar u plagos në këmbë.

Autorët që mendohet se ishin 3, qëlluan me 7 plumba, dhe u larguan me shpejtësi duke djegur makinën e krimit. Brenda saj u gjet pistoleta me kalibër të vogël 7.65 mm, e pajisur me silenciator, që u përdor në krim.

Shënjestra dyshohet se ka qenë 45-vjeçari Kastriot Elezi,  i cili mësohet se është person me precedent të mëparshëm penal.

atentati në \'don bosko\'

Lini një Përgjigje