
Një 28-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë një konflikti, kërcënoi me armë të tipit kallashnikov, dy persona.
Bëhet fjalë për Fabian Callikun, i cili është konfliktuar për motive të dobëta me një 29- vjeçar dhe një 17-vjeçar.
Pasi 28-vjeçari i ka kërcënuar me armë, është larguar nga vendngjarja, por më vonë u kap nga policia.
Bëhet me dije se blutë gjetën armën e zjarrit, të cilën autori e kishte hedhur pasi kërcënoi dy të rinjtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje