TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2024, 17:21

Tentativë grabitje në Durrës/ Punonjëset e marketit përleshen me 34-vjeçarin, dëmtohet me thikë një prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Tentativë grabitje në Durrës/ Punonjëset e marketit

Një market në Durrës ka rënë pre e një tentative grabitje pasditen e sotme. Një 34-vjeçar ka hyr në dyqan dhe në kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë xhiron ditore. Por ai është përballur me rezistencë nga punonjëset, të cilat nuk e kanë lejuar. Për pasojë njëra prej tyre është dëmtuar me thikë.

Rreth orës 15:30, shtetasi O.Z. hyri në një market në lagjen nr. 1 dhe tentoi të merrte xhiron ditore duke kërcënuar punonjësit me thikë.

Punonjëset e marketit reaguan menjëherë, duke njoftuar policinë dhe duke u përpjekur të pengonin autorin që të realizonte vjedhjen. Në tentativën e tij për t’u larguar, O.Z. dëmtoi lehtë në dorë një nga punonjëset, por pa arritur të merrte paratë.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të rendit, autoritetet mbërritën në vendngjarje në kohë reale dhe arrestuan O.Z., i cili është banues në lagjen nr. 18 të Durrësit. Ai është shoqëruar në Komisariat për procedura të mëtejshme”, tha policia.

Lini një Përgjigje