22-vjeçari Ariel Raja është shpallur në kërkim nga policia mbrëmjen e sotme, pas dhunës së ushtruar nga Kujtim Cacës dhe familjen e tij.
Mësohet se pas një konflikti për pronën, Flamur dhe Arjel Rraja (vëllai dhe nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja), kanë dhunuar barbarisht një shtetas dhe familjen e tij.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë dhe është mbajtur e fshehtë nga policia.
Kush është Arjel Rraja?
22-vjeçari nga Nikla e Krujës, u prangos nga policia më 27 tetor 2023 pasi iu gjetën në automjet kokainë dhe një shumë parash. Kujtojmë se babai i tij Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti.
Të dy së bashku, ishin sërish protagonistë të një skene tjetër dhune.
Ariel Rrajës iu gjetën më shumë se 200 mijë lekë dhe para të tjera në valutën e eurove në makinë dhe më shumë se 50 gramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve të vjetra.
“A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia në tetor 2023.
Lini një Përgjigje