TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2024, 20:16

Përsëritet historia/ Anëtarët e fisit Rraja dhunojnë një tjetër familje, policia fsheh ngjarjen; në kërkim vëllai me nipin e ish-deputetit

Shkruar nga Pamfleti
Përsëritet historia/ Anëtarët e fisit Rraja dhunojnë
Fisi Rraja

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë dhe është mbajtur e fshehtë nga policia.

Nuk kanë fund bëmat e fisit Rraja. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në korrik të një viti më parë, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan Jashar dhe Bilbil Majën, një tjetër familje ka rënë pre e dhunës së tyre në Nikël të Fushë Krujës.  

Sipas informacioneve, Flamur dhe Arjel Rraja (babë e bir) kanë dhunuar barbarisht Kujtim Cacën dhe djalin e tij e tij, pas një konflikti për pronën. Flamur dhe Arjel Rraja janë vëllai dhe nipi i ish-deputetit, Rrahman Rraja.

Mësohet se ata janë shpallur në kërkim. Por skandali nuk është ky. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë dhe është mbajtur e fshehtë nga policia. Pra përsëritet e njëjta histori si ajo e një viti më parë.

Përsëritet historia/ Anëtarët e fisit Rraja dhunojnë
I pari majtas Flamur Rraja, djathtas Rrahman Rraja

Një vit më parë, pamjet brenda një lokali në Thumanë, të filmuara nga vetë anëtarë të fisit Rraja, treguan dhunën e tyre barbare ndaj 2 kushërinjve të fisit Maja.

Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik 2023, pasi kushërinjtë Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Vëllezërit dhe djali i deputetit u shfaqën si në një skenë filmash duke goditur me shkopë bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda 2 persona. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.

Përsëritet historia/ Anëtarët e fisit Rraja dhunojnë
Dhuna ndaj fisit Maja

Madje Flamur Rraja, protagonisti i sherrit sot, u pa dhe me armë në dorë, por fisi Rraja, për shkak të lidhjeve të forta me pushtetin i rregulluan gjërat.

Për mjekësinë ligjore, në 2 ekspertiza njëra pas tjetrës nga 2 mjekë të ndryshëm, dhuna u konsiderua e lehtë. Pas akt-ekspertimit të parë të mjekut Elton Serani, Prokuroria kërkoi një tjetër akt-ekspertim, i cili në datën 18 shtator ka rikonfirmuar të njëjtin rezultat, dëmtime të lehta të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën 9 ditë.

Në akuzë nuk reflektohej armëmbajtja pa leje, pasi pamjet që Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës që të mos ankoheshin për guroren, vëllai ish-deputetit, Xhelal Rraja, shfaqet edhe me armë në dorë. Nën akuzë prokuroria vuri 6 persona, 2 vëllezërit e ish-deputetit Xhelal dhe Flamur Rraja, në kërkim, djalin e tij, Rexhep Rraja, gjithashtu në arrati, kushëririn e gurores Përparim Rraja, nipin e tij, Klajdi dhe Edion Metën.

Përsëritet historia/ Anëtarët e fisit Rraja dhunojnë
Arjel Rraja

Një tjetër skandal është se Arjel Rraja, një vit më par është arrestuar për drogë, por duket se ka dalë i lirë.

Kanë qenë sektori i anti-drogës në Policinë e Shtetit, të cilët mbrëmjen e 27 tetorit pas një aksioni në zonën e Niklës, është kapur për shkak se gjatë kontrollit në makinën e tij, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, si dhe një shumë parash që dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti i paligjshëm që dyshohet se kryente për shitjen e kokainës.

Bëhet fjalë për një shumë prej 3 mijë eurosh që janë gjetur në makinën e tij dhe nuk ka mundur t’i deklarojë. Sa i përket sasisë së kokainës, bëhet fjalë për 50 gr kokainë, e ndarë në qese dhe gati për t’u shitur. /Pamfleti

Lini një Përgjigje