TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2024, 13:20

Magazina me kanabis në Korçë, lihen në burg 4 të arrestuarit; vijon në kërkim Sadriano Duçi

Shkruar nga Pamfleti

Magazina me kanabis në Korçë, lihen në burg 4 të

Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me burg për 4 të arrestuarit e operacionit “Voskopi”, të cilët kishin kthyer një magazinë në ambiente për përpunimin e lëndës narkotike.

Masa arrest me burg u vendos për Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Për këta shtetas rëndojnë akuzat  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Moskallëzim Krimi”.

Tre ditë më parë në një magazinë në pronësi të Andon Demirshan nga fshati Voskop u gjetën dhe u sekuestruan 195 kg lëndë narkotike Canabis Sativa,1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas i identifikuar si Sadriano Duçi që sipas policisë dyshohet të jetë “koka” e grupit.

"Korçë/ Lihen në burg 4 të arrestuarit nga operacioni “Voskopi”, ku u zbulua magazina me 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, kërkesë e cila u pranua nga gjykata në seancën e zhvilluar këtë të diel.

Magazina me drogë në fshatin Voskop ishte marrë me qira nga shtetasi Sadriano Duçi i shpallur në kërkim, i cili kishte futur sasinë e drogës që përpunohej nga tre gra të cilat po proçedohen në gjendje të lirë.

Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen pasi dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë", njofton policia.

sadriano duçi kanabis korce

Lini një Përgjigje