TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2024, 11:44

Plagosi Genti Dulajn në Koplik, arrestohet 35-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi Genti Dulajn në Koplik, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Malësi të Madhe.

Emirjon (Mirush) Hasaj u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e Genti Dulajt me armë zjarri në muajin shkurt të vitit 2024.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Lini një Përgjigje