TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2025, 11:10

"Ndau motrën nga 2 burra, i nxori video intime"/ Vrasja e Ramazan Mataj në Shkodër, jepet masa e sigurisë për dy vëllezërit Hasa

Shkruar nga Pamfleti
"Ndau motrën nga 2 burra, i nxori video intime"/ Vrasja e Ramazan
Vrasja e Ramazan Mataj

Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër u mbajt seanca gjyqësore ndaj 2 vëllezërve, Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj pak ditë më parë në fshatin Dragoç.

 Arjon dhe Klisman Hasaj janë lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës.

Shkak për ngjarjen sipas dëshmisë së tyre është bërë lidhja e Matajn me motrën e tyre.

Ata kanë pohuar se i riu e kishte ndarë motrën e tyre nga dy burra si dhe i kishte shpërndarë video intime.

Më herët Policia pas arrestimit të dy vëllezërve dhe marrjes së dëshmive dhe disa të tjerëve, pretendoi se kishte bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Sipas Policisë, që citonte dëshminë e Arjon Hasës, ai e kishte pranuar se e kishte kryer vrasjen i vetëm (pa vëllain) dhe kishte shpjeguar edhe arsyet që e çuan të merrte këtë vendim.

Po ashtu, ai ka pretenduar se e kishte kryer vrasjen për shkak se 33-vjeçari kishte pasur një lidhje 6 vjeçare me të motrën e tyre dhe ishte bërë shkak i prishjes së dy martesave të saj.

 

vrasja e ramazan mataj

Lini një Përgjigje