TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2025, 10:12

Ekzekutoi Ramazan Matajn pasi i prishi dy martesa motrës së tij, mbërrin para gjykatës Arjon Hasaj dhe i vëllai

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi Ramazan Matajn pasi i prishi dy martesa motrës së tij,

Arjon dhe Klisman Hasa, dy vëllezërit që dyshohet se planifikuan dhe vranë Ramazan Matajn në fshatin Dragoç të Postribës, kanë dalë sot para gjykatës së Shkodrës.

Dy vëllezërit pritet të njihen sot me masën e sigurisë pas ngjarjes që tronditi Shkodrën mëngjesin e 5 janarit.

Në orët e para të mëngjesit, pasi i kishin ngritur ‘kurth’ 33-vjeçarit duke krijuar profil të rremë në emër të një vajze, ata e nxorën në pritë viktimën ku qëlluan me 9 plumba në drejtim të tij.

Dyshohet se dy familjet që jetonin në të njëjtin fshat, kishin pasur konflikte prej vitesh, pasi e motra e autorëve kishte lidhje jashtëmartesore me viktimën.

Ky i fundit kishte ndikuar përmes publikimit të videove intime me të, për prishjen e dy martesave të motrës së autorëve.

Pas ngjarjes ata ishin kapur nga kamerat e sigurisë duke ikur nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre.

Arjon Hasaj ka pranuar se ka qenë ai personi që ekzekutoi Ramazan Matajn, 33 vjeç, mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër. Autori është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj dhe të dy ata janë arrestuar nga Policia e Shkodrës.

Klisman Hasaj akuzohet se ka ndihmuar vëllan e tij, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit, të cilën fillimisht e fshehën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës. Por, i riu ka mohuar përfshirjen në krim duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni për kurthin e ngritur nga Arjon Hasaj për të ekzekutuar 33-vjeçarin, sipas tij, për nderin e së motrës.

Megjithatë, blutë duket se kanë dyshime të forta për përfshirjen e të dy vëllezërve, pasi pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj.

Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri.

Pas këtyre përgjimeve policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Lini një Përgjigje