TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2025, 08:10

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina dhe një automjet që transportonte nxënës

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot, ku është përfshirë një mjet transporti nxënësish dhe dy automjete.

Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të Rrilës. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka nxënës të lënduar, të cilët kanë vijuar më pas rrugën me mjete të tjera.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryhen hetimet. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje