TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2025, 11:04

E reja alarmoi policinë në Astir, ky është i dashuri i 21-vjeçares me precedentë kriminalë dhe drogë

Shkruar nga Pamfleti

E reja alarmoi policinë në Astir, ky është i dashuri i

Katër djem u shpallën në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme në Astir,  ku ndërhyri policia për të nxjerrë nga apartamenti një vajzë 21 vjeçare në gjëndje të rënduar psikologjike refuzonte të hapte derën.

Njëri prej tyre është i dashuri i vajzës 21-vjeçare i cili rezulton se mori me qira dhe 2 apartamente ditore, në katin e tetë të pallatit tek zona e Astirit në Tiranë. Gjatë kontrollit u gjetën 2 armë zjarri dhe jelek antiplumb. 

Mësohet se i dashuri i vajzës është Joni Sadikaj nga Tepelena. Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e kalimit të 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Në atë kohe, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Djemtë kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja. Burimet thonë se janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal.

Ndërkohë, vajza në dëshminë e saj pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin me pistoletë. Aktualisht, në pyetje po merren njëra prej vazjave që kanë qenë brenda apartamentit.

Kush është Joni Sadikaj?

26 vjeçari nga Tepelena rezulton një emër i njohur për policinë. Në korrik 2022 Joni Sadikaj u arrestua pasi iu gjet me vete një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak. 

I riu ndodhej së bashku në një makinë me dy persona të tjerë, dy vëllezërit nga Tirana, 31-vjeçarin Egest Sinaj, i cili drejtonte mjetin si dhe 30-vjeçarin Indrit Sinaj, pasagjer.

Ndërkohë në korrik 2017 rezulton të ketë qenë mes personave të arrestuar si posedues të 1.3 ton drogë të sekuestruar në zonën e "Plazhit të Gjeneralit" në Kavajë.

Lini një Përgjigje