TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2025, 10:36

Ngjarja që alarmoi Astirin/ Shpallen në kërkim 3 persona nga Vlora, një natë para festuan me kokainë dhe mbyllën të renë në banesë

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarja që alarmoi Astirin/ Shpallen në kërkim 3 persona nga
Ngjarja që alarmoi Astirin

Detaje të reja dalin nga ngjarja e ditës së djeshme në Astir, ku 21-vjeçarja Sajmja Qordja alarmoi policinë duke deklaruar se ishte dhunuar nga disa persona dhe u mbyll në banesën në katin e 8-të duke mos pranuar të hapte derën. U desh ndërhyrja e forcave RENEA që hynë nga tarraca për të nxjerrë vajzën nga banesa e cila më pas u shoqërua në spital.

Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale.

Gazetarja Anila Hoxha ka raportuar thanë se tre të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator.

Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 20 -vjeçares por paraprakisht  thuhet se nuk ka shenja dhune.

E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht.

Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.

 

ngjarja që alarmoi astirin sajmja qordja

Lini një Përgjigje