Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një person rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet përplasi fillimisht një person që po lëvizte me biçikletë dhe për pasojë u përplas edhe me një automjet që ndodhej para tyre.
Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve, përplasja ka qenë tepër e fortë që çoi në humbjen e jetës së një personi që ishte në biçikletë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave. Këto dy të fundit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje