TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2025, 09:15

Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dinamika e aksidentit tragjik në Fushë-Prezë

Shkruar nga Pamfleti

Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dinamika e

Është zbardhur dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në Fushë Prezë, ku humbën jetën katër të rinjtë Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Burime për mediat bëjnë me dije se betonierja sapo ka dalë nga puna dhe është futur në rrugë pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe pika e betoniereve.

Betonierja ka qenë në lëvizje dhe Benzi ku udhëtonin katër të rinjtë ka ardhur nga pas dhe e ka goditur. Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Makina e të rinjëve ka shpërthyer menjëherë në flakë, ndërsa dyshohet që të ketë qenë me karburant benzinë-gaz. Policia po heton nëse betonierja ka pasur sinjale stopa nga pas apo jo.

 

Lini një Përgjigje