TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2025, 07:05

Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Vorë, makina përplaset me betonieren; 4 të rinj digjen brenda automjetit

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Vorë, makina

4 viktimat janë Enejdi Laçi 25 vjeç, Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë, në Fushë-Prezë, pak para mesnatës.

Mësohet se një automjet është përplasur me një betoniere dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 personat janë djegur brenda.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, ndërsa 4 viktimat janë të rinj. ‘Benzi’ ku udhëtonin 4 të rinjë ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.

Sipas policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi 25 vjeç dhe është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi Aleksandër Krrashi 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe flakëve kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç.

Polcia ka arrestuar 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, shofer i betonieres i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

"Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje