
Kjo është makina me të cilën u aksidentuan për vdekje dy të rinjtë në Fushë-Krujë mëngjesin e sotëm, mes të cilëve edhe dy vëllezër.
Pronari i mjetit “Benz” me ngjyrë të bardhë, AB558 vetëm para 3 ditësh ka nxjerrë video me makinën.
Më parë ka pasur një tjetër veturë “Benz” me ngjyrë të zezë që e ka shitur para 6 ditësh. Rezulton se hernë e fundit që ka postuar ka qenë në Rinas mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë viktimat janë Enejdi Laçi 25 vjeç, Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç.
Ndërkohë në polici është shoqëruar 24 vjeçari Aleksandër Krrashi, drejtuesi i betonieres me të cilën u përplas makina e viktimave përpara se të shpërthente në flakë.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, teksa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.
Lini një Përgjigje