TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2025, 07:49

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Fushë-Prezë, policia jep detaje: Shoferi i betonieres u largua nga vendngjarja

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik me 4 viktima në Fushë-Prezë, policia jep
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, që ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së djeshme, ku humbën jetën 4 të rinj.

Sipas policisë, Benz-i ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere që drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale A. K., i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, makina është përfshirë nga flakët dhe kanë humbur jetën drejtuesi i ‘Benz’-it 25-vjeçari me iniciale E. L., dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë me iniciale E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Ndërkohë, uniformat blu kanë arrestuar 24-vjeçarin që drejtonte betonieren.

“Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje