TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2025, 07:56

U dogjën brenda makinës pasi u përplasën me betonieren, kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën në Fushë-Prezë

Shkruar nga Pamfleti

U dogjën brenda makinës pasi u përplasën me betonieren, kush

Zbardhen identitetet e 4 të rinjve që humbën jetën mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë-Krujë Vorë, në Fushë-Prezë. Të rinjtë u dogjën brenda makinës pas përplasjes me betonieren.

Bëhet fjalë për Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Ndërkohë shoferi i betonieres është Aleksandër Krrashi. Ai u arrestua nga policia pasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Automjeti tip 'Benz' ku udhëtonin 4 të rinjtë është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë rreth orës 23:50. Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe të rinjtë e moshës 20-25 vjeç janë djegur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Shoferi i betonieres, 24 vjeç, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas policia e ka arrestuar dhe shoqëruar në Komisariat.

 

Lini një Përgjigje