TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2025, 09:09

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, publikohen fotot e tre të rinjve që u dogjën brenda makinës

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, publikohen fotot e tre të
3 prej 4 viktimave Enejd Laçi, Erild Laçi dhe Enrikejd Kurti

Publikohen fotot e 3 prej 4 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë.

4 të rinjtë, Enejd Laçi, Erild Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi u dogjën brenda automjetit tip “Benz” pasi makina e tyre shpërtheu në flakë pas aksidentit.

Automjeti u përplas me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë rreth orës 23:50 dhe si pasojë humbën jetën 4 të rinj. Bëhet me dije se ‘Benzi’ ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Shoferi i betonieres, 24 vjeç, Aleksandër Krrashi fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas blutë informojnë se e kapën dhe e shoqëruan në Komisariat.

"Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia.

Lini një Përgjigje