
Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja e SPAK për grupin kriminal të trafikut të drogës, ku ishte i përfshirë ish-zëvendës drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, djali i tij Eralbi Breçani dhe persona të tjerë.
Sipas dosjes së SPAK, Erzen Breçani interesohet se si po i shkojnë punët Eralbit në aktivitetin që po zhvillon, por duhet evidentuar se Erzen Breçani ka dijeni se si funksionon trafikimi i lëndëve narkotike, pasi në bisedë i shkruan “a i kini të sigurta në dalje që i sistemoni i i shpërndani shpejt”, ku në trafikun e narkotikëve me dalje, i referohen nxjerrjes së lëndës narkotike nga portet ku mbërrijnë pa u gjetur dhe sekuestruar nga policia.
“…Ku t’vin senet….Në ç vend…Prej ku…Po besi a ka ik a asht ktu…Ku në ekuator…Asht…A n shqipni…Po në ekuator kush asht kush i nis…Në gjermani tek kush i kaloni…Po kam merak se po ju presin n’bes marokenët…Pse a nuk jau pret ai kuksiani…Po me kujdes se nuk asht puna me u marr një vit me to pun…Ti the edhe i rrugë e maroj purnë…Po prej atje i ka nis ai se ti thue për dhjet dit dalin rrugt se nha ekuatori vonojn me ardh…Asht lerg…Po atij shokut te shpive a i kan hec punt hic…Po ishalla ju ecen mbar…Po hajtmos e mendo se sa lek ban por vetem te mbarosh si pun…A i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i shpërndani shpejt…A vjen besi atje…”, i thotë Erzeni të Birit.
Në vijim të bisedës, Erzen Breçani zhvillon disa komunikime ku dyshohet se i referohet aktivitetit të Ervin Matës, dhe pasi Eralbi ja tregon, Erzeni uron që Ervinit ti ecë me sukses.
“….Edhe me nis me vinin…Nuk ka problem por mos te prishesh me te…Ai me ato trillime e rrena qe ka fol aty unë vetëm e respektoj si mik vetëm kaq se nuk du me u stresu ma me hallet e tij qe i prodhon vet problemet e haller…Po asht e kontrollume shumë avioni…Se me avion bien pak e shpesh dhe e mbaro mrena ditës ovnen…Mir i ke than…Po për sa kile do nisin…Po nga aq është shumë mire…Çka po don me ai…Ne cilin shtet e ban…Po kontrollohen shumë…Vetëm po kapi lidhjet ne polici…Tek kontrolli…Po ngaqë me foli atë dit e tha ti kam vonu i cik por shumë shpejt do ti likuidoj e kuptova që ka humb…E ishalla po i ecën… Ishalla po ecën mar…", shton ai.
Në një episod tjetër Breçani i dërgon mesazh të birit në lidhje me një pistoletë.
‘…A ja dhe pistoletën atyne a…Se nëse nuk jua kie dhanë hala me ja fshi krehrin e përjashta se ka gjurmët e mia e mos me ja lan as gjurmët tua.. Se prite zo me kap i dalin gjurmët…E gishtave…Ok…Për mue ska problem se i thash ne sy te gjithëve pse ëej hall nuk ju lypi me ra ngusht ju lypi ju te pareve njerzve…Nuk kam nevoj thash i kam tana lekt me ba se nuk nisi pun po nukni pata lekt…Dhe me tha une solla elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…’, thotë Breçani.
Lini një Përgjigje