TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2023, 17:29

Rrëzohet aksidentalisht nga kati i 9 i pallatit ku banonte, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet aksidentalisht nga kati i 9 i pallatit ku banonte, ndërron

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në lagjen nr.1 në Durrës. Dyshohet se 40-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Durrës/Informacion paraprak/ Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

durrës 40-vjeçari

Lini një Përgjigje