
Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, i cili ka tentuar të vrasë me thikë një 50-vjeçar kalabrez, banues në të njëjtin qytet.
Sipas mediave italiane, sulmi ndodhi pasditen e 21 nëntorit, ndërsa motivi nuk është i qartë, por hetimi i koordinuar nga Prokuroria, raporton se ka lidhje me konsumimin dhe shitjen e drogës.
Pasditen e së martës, pas ngjarjes kanë qenë kalimtarët ata që kanë njoftuar policinë për një të plagosur me thikë në një parking në zonën e Foro Boario.
I sulmuar me thikë në gjoks, 50-vjeçari u dërgua në spital, i cili iu nënshtrua ndërhyrjes dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nga hetimet paraprake, rezulton se 42-vjeçari shqiptar ishte me precedent të mëparshëm penal.
Lini një Përgjigje