TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2023, 13:09

Sherr me armë në Vorë/ Ushtaraku i fut plumbin 24-vjeçarit që i plagosi vëllanë me thikë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me armë në Vorë/ Ushtaraku i fut plumbin 24-vjeçarit

Një sherr me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Vorë

Dy persona mbetën të plagosur mesditën e kësaj të enjte në Vorë, si pasojë e një sherri mes 3 personave, 2 vëllezërve Kidi Muzhaqi dhe Ermal Muzhaqi dhe 34-vjeçarit Ergest Hoxha.

Ishte ky i fundit i cili mësohet se goditi me thikë njërin prej vëllezërve, duke sjellë reagimin e tjetrit. Vëllai i madh, 27-vjeçari Ermal Muzhaqi me detyrë oficer ushtrie, iu kundërpërgjigj duke e qëlluar me armë. Më pas ai u vetëdorëzua në polici.

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, Ergest Hoxha, 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah Kidi Muzhaqin, 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues Ermal Muzhaqin, 27 vjeç, (vëllezër). Në këto momente, drejtuesi i mjetit, Ermal Muzhaqi, (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur Ergest Hoxhën.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa Ermal Muzhaqi, është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat.

Lini një Përgjigje