TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2023, 10:59

Krim në familje/ Plagosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Malësinë e Madhe

Shkruar nga Pamfleti

Krim në familje/ Plagosi me thikë bashkëshorten, arrestohet

Një krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe, ku një 48-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, 48-vjeçari Agron Zenelaj ka rënë në prangat e policisë në Malësinë e Madhe.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sakaq, raportohet se 38-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Dëmtoi me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, vihet në pranga 48-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi 48 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

pladosje thike arrestim malesi e madhe

Lini një Përgjigje