TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2023, 14:24

Gazetarja: Si SPAK shmangu policinë në arrestimin e Erzen Breçanit

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja: Si SPAK shmangu policinë në arrestimin e Erzen

Gazetarja Aida Topalli tha se Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni u arrestuan jashtë ambienteve të stadiumit ditën e ndeshjes me ishujt Faroe nga BKH.

Topalli u shpreh se në operacionet e fundit SPAK i ka shmangur bashkëpunimet me policinë pasi shpesh operacionet e SPAK janë dekonspiruar nga radhët e policisë.

“Breçani ka qenë duke shkuar për të parë ndeshjen në stadium dhe është arrestuar pranë stadiumit kur është arrestuar bashkë me Dedan Gjonin nga oficerët e BKH. Në operacionet e fundit SPAK nuk bashkëpunon më me policinë se jo rrallë herë ka pasur dekonspirime nga radhët e policisë”, tha Topalli për Euroneës.

Nga operacioni i SPAK u arrestua Erzen Breçani dhe u shpall në kërkim djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Pastrim parash”.

Po ashtu, u arrestua edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për disa vepra penale, një prej të cilave dyshohet se është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

Ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me, Ervis Martinaj.

Urdhër-arrestet u lëshuan pas ardhjes nga autoritetet franceze të dekriptimeve të aplikacionit Sky.

Lini një Përgjigje