TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2023, 18:10

"Ki besim te unë"/ Zbardhen përgjimet mes Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit: Nëse del me humbje, jam unë siguria jote

Shkruar nga Pamfleti

"Ki besim te unë"/ Zbardhen përgjimet mes Ervin Matës

Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.

Pas zbërthimit të episodeve të ndryshme në dosjen e SPAK, del në dritë Ervin Mata. Bisedat janë zbërthyer nga aplikacioni “Sky” në muajin shtator të vitit 2020. Ai flet në një chat group me kodin GS4TDD, ku flet për trafikimin e një sasie prej 250 kg kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankurtit. Mata tregon në grup se sasia është sekuestruar në aeroport dhe pret që nesër lajmi të dalë në gazetë.

“Vllai unë e shes me 35. Ramazani ma ka pagu 34. Ata mund ta duan edhe për Belgjikë. Por unë e shes me 35 direkt. Tani ca të them unë, ishalla i kanë Shqipëri, nuk është ul avioni akoma do dhe dy or. Vllai mos më shkruaj se nuk e di ku e kam kohën. Mu kapën 240 copë, do të lexosh gazetat nesër. Në Frankfurt. Mu kap malli në Frankfurt nga dogana, 240 copë. Plak më shkruaj kur të kesh mundësi”– janë mesazhet që Ervin Mata i ka dërguar Ergys Dashit me kodin (D**p). Ky i fundit është vrarë në Ekuador.

Mata komunikon me (D**p) edhe për shuma parash, të cilat kërkohet t’i marrë në Shqipëri, ku tregon se disponon edhe shuma të mëdha parash në Holandë, të cilat dyshohet se kanë burim aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës.

Më 21 shtator 202 Ervin Mata duke përdorur GS4TD në Sky, i dërgon mesazh (D***p), ”

“Veç në Shqipëri dua lek unë. T’i kaloj 1 mln në Holandë po të duash. Po më pret me ca të dush. Të flas e të kaloj lekët sot…mos e vrit mendjen”, thotë Mata.

Ervin Mata komunikon edhe me Eralbi Breçanin, të birin e Erzen Breçanit, ku flet për trafikimin e lëndëve narkotike. Ervin Mata dhe Erlabi Breçani kanë lidhje familjare, pasi ky i fundit ka si partnere motrën e Matës.

Në datën 10 gusht 2020 i dërgon këtë mesazh Eralbit:

“Dua çdo gjë transparent me mua… Kaq dua…. E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhashë me 23 në Valencia më thoje 12…Dhe flasim bashkë… Dua t’më besosh në ca them….Me dysheme ta bëj 600. Pa merak i bëj gjitha unë. Dua ti të besosh kur flas un….E mos besosh ca thonë të tjerët…. Ok vllai. Kam fillu që dje, pa merak do të filloj kontaktet prap. Për nja tre ditë kemi ku të dush.  Dhe për dalje më thuaj të jam unë te siguria nëse ke humbje…ok”, thuhet nga përgjimet e Ervin Matës, dërguar Breçanit.

Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste, e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë. Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale. Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane.

Ervin Mata akuzohet për trafikim të narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal./TCH

ervin mata eralbi brecani

Lini një Përgjigje