
Ka qenë shefi i krimeve, Dedan Gjoni, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e Interpol për të verifikuar edhe nëse ishte emri i Dritan Rexhepit.
Dalin të tjera detaje nga dosja e SPAK për grupin e goditur pak ditë më parë, ku bëjnë pjesë Ervin Mata dhe Erzen Breçani. Mata dhe bashkëpunëtorët e tij sillnin tonelata kokainë nga Amerika Latine në Europë. Por ata kanë pasur si rival një emër të njohur në këtë fushë, Dritan Rexhepin.
Ky i fundit u arrestua në Turqi pak javë më parë, ndërsa në vitin 2020 ai ishte ndalur në Ekuador dhe nga zbërthimi i mesazheve në “SKY ECC” rezulton se grupi në fjalë ka qenë i interesuar për atë që po ndodhte me Dritan Rexhepin.
Ka qenë shefi i krimeve, Dedan Gjoni, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e Interpol për të verifikuar edhe nëse ishte emri i Dritan Rexhepit.
Dedan Gjoni në periudhën 25.02.2020 deri më 05.11.2021 ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në dosje thuhet se gjatë kësaj kohe ka komunikuar me një person që në aplikacion identifikuar si përdorues i SkyECC DM16CF i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, i cili është sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme.
“Shtetasi Dedan Gjoni, duke mos patur akses në sistemin e Interpol, e ka vënë në dijeni që do e bëjë verifikimin e kërkuar por jo vetë, nëpërmjet një të njohurit të tij që punon në zyrën e Interpolit. Midis personave që kanë kërkuar për verifikim, dyshohet të jetë edhe emri i Dritan Rexhepit, të cilit Dedan Gjoni i referohet në bisedë si "Vlonjati".
Detaje nga dosja
Më datë 20.09.2020 në orën 09:11 Dedan Gjoni takohet me një person pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit tek i cili do interesohej për porosinë
10.5.1.2. Më datë 20.09.2020 në orën 09:11 shtetasi Dedan Gjoni komunikon me JKE1C8, ata shkëmbejnë mesazhet: "...DMI6CF-(dergon foton IMG-1600593093356, ku shfaqet fasada e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit)... Po pres ate te pime kafe..." Pasi ka dërguar fotografi dhe ka takuar personin tek i cili do interesohej, në orën 11:25 e në vazhdim, shtetasi Dedan Gjoni komunikon me JKE1C8 dhe i tregon se çfarë ka rezultuar nga kërkimet.
Ata shkëmbejnë mesazhet: "...
DMI6CF...Isha me ate shokun...
JKE1C8--ji shefii ca po ban...
DMI6CF-Cbehet andej...
JKE1C8-ca thoshte...
DMI6CF-Asgje per ty... Dhe krejt demi eshte bere me ate dr nga vlora...
JKEIC8-po e di...
DMI6CF nokut...
JKE1C8-po ca ka fol ne tel asht hap bythesh punoj me filanin a ca...
DM16CF--Por thuaj gje kishin kerkuar info nderkombetareve per te... Qija nanen...Per ate zot...
JKE1C8-cpun kam un ca me thu ti o shok maroj muabeti...
JKEIC8-ca tha naj gje tjeter ca tha per shokun a per ngjarjen...
DMI6CF-Per koke te djalit...
DM16CF-U habita...Kan kerkuar info e di kush ka dosjen...Por me shume e kan vete it. Jan treguar sh te rezervuar itl...Per tu habit...Kurse per ate eshte bere marrveshja....Do ekstradohet ne Shqiperi...Per vlonjatin...Sa te mbaroje ne ekuador direkt ketu...E kerkojne edhe belget... Edhe it... (Italia) Biles It me shume...
JKE1C8-atij ti q*n robt vk tina... po per shokun ca tha naj gje fiks a kan dit gje a thu aty ne shqiperi para se me i ik ktij ne shqi...
DM16CF-Per cdo gje me njofton...
JKE1C8-shpi...
DM16CF-Jo fare...Sh diskret itl...
JKE1C8-naj gje tjeter per muabet ca thoshte...
DM16CF-Oft vetem gjoba po ben... Hahahap.... U kishin filluar procedim ca oficerave... Hahah...
JKE1C8 -jojo po kur mund tr merret vesh lista...po bajn list tjeter....apo ne janar myllet seriozisht oft ?...
DMI6CF-Funksionon ndryshe shok me keta...Ketyre u kerkojne info dhe kur marrin denime dhe kerkojne kapjen e tyre me qellim ekstradimi... Kaq...Kordinim e shpallje ne kerkim...
JKEIC8-po thu per italin ?...
DMI6CF-Per te gjithe vendet qe kemi marrveshje...
JKE1C8-ca tha naj gje tjeter per shokun per muabet ca thoshte?...
DMI6CF-Asgje shok...Asgje prej gjeje....Se dhe une se ngacmova shume....Se kisha merakun me shume per ty...Se eshte bere mediatike puna e tij...Por qe ne fillim me tha se itl kan qene sh te rezervuar...
KEIC8-qija nanen...paska ba si mafhoze me fertet italia...kan pas merak mos ju del info ndoshta...
DMI6CF--Po kan pas raste deshtimi me ne....Shume here...JKEIC8--po po...".
Lini një Përgjigje