TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2023, 17:24

"Më shumë kemi fituar se humbur"/ Si Dedan Gjoni ngushëllon Albert Prengën pas sekuestrimit të ngarkesës me kokainë në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

"Më shumë kemi fituar se humbur"/ Si Dedan Gjoni

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për trafikun e kokainës. Në një episod të zbuluar nga aplikacioni Sky ECC Albert Prenga komunikon me shefin e Krimeve, Dedan Gjoni. Prenga i thotë se ka humbur një ngarkesë me drogë në Hanover të Gjermanisë.

Në këto kushte, shefi i krimeve, Gjoni e ngushëllon, duke i thënë se nëse i bëjnë llogaritë më shumë kanë fituar se kanë humbur.

Më tej Prenga e garanton se lekët e tij Gjoni do t’i marrë, pasi siç i shkruan në aplikacionin Sky Ecc, ai ka shituar të bardhë në Angli.

Pjesë nga dosja:

Me datë 04.11.2020 në orën 08:50, deri në orën 06:34, përdoruesi i SkyECC PIN CMMN6S, shtetasi Albert Prenga komunikon me përdoruesin e SkyECC DMI6CF Dedan Gjoni dhe midis tyre shkëmbehen mesazhet e mëposhtme me tekst:

“Albert Prenga –Shok ke qen me fat… Ti byrazeri im nipi e shoqi jot…Se me ra kamioni mram…Plot me mall…

Dedan Gjoni —Ku mo shok…

Albert Prenga –Prz masi ka shkarku…Tu shku per hanover…40 kile te miat kam pas mren…

Dedan Gjoni –I njejti kamion mo… Cfare thu…Si ka habitshme…

Albert Prenga –Do jet ngatrru shoferi e fut kundravajtje…700 metra pa hy ne mundesi mo shok…E garazh…

Dedan Gjoni –Mos ja qi nanen…Po me vjen keq shok…Cfare tersi…

Albert Prenga –Me vje keq se ishte shoferi im ma i besushem… Dhe kamioni…

Dedan Gjoni -Po gjynah mo shok me ngel ne fund…

Albert Prenga –Tani me ka qit pun…Dhe ni her me gjet tjeter kan…Po me fat esht kjo pun o shok…

Dedan Gjoni –Mos flet shoferi se gjermanet jan te hidhur shok…

Dedan Gjoni –Leket e mia shok merri e bej cfare te duash… E organizo punen e te bejme ate qe te kam thene…

Albert Prenga –Joooo…Lekt e tuja vetem ti… Kam shit te bardhe ne Angli…E kam fitu prz e madh…Jam prap ne pune…

Dedan Gjoni –Zot mbare shoku im…

Albert Prenga –Por shoferi shum i besushem e tani eshte veshtire me gjet tjeter… Vetem kjo…Se kjo pun kshu e ka…

Dedan Gjoni –Po do gjesh mo shok do gjesh…CMMN6S—Po te bejme llogarit ma shum kena fitu se shum hahahha…

Dedan Gjoni —Por shikoni hiqni malli se mos kerkojne ndalesat…E shkojne kontroll tek magazine…Se shikojne krejt ndalesat qe ka ne navigator…

Albert Prenga –Jo jo e kam rregullu…”

Dyshohet se me fjalinë Shok ke qen me fat…….Ti byrazeri im nipi e shoqi jot…” Albert Prenga i referohet edhe përdoruesit AUKVIK.

dedan gjoni albert prenga kokaine

Lini një Përgjigje