TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2023, 08:16

Ishin izoluar në terren të thepisur, shpëtohen 2 turistë holandezë në Himarë

Shkruar nga Pamfleti
Ishin izoluar në terren të thepisur, shpëtohen 2 turistë

2 turistë holandezë të cilët po eksploronin zonën, u bllokuan në Gjirin e Filikurit në Himarë. Ditën e djeshme, policia bëri me dije se njëri prej tyre ishte dëmtuar për shkak të rrëzimit.

Pas disa orësh kërkimi, është bërë i mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, të cilët janë dërguar më pas në ambjentin ku pushonin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në gjirin e Filikurit, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve holandezë, njëri prej të cilëve ishte dhe i dëmtuar, për shkak të rrëzimit.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë është njoftuar se për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, 2 turistë holandezë të cilët po eksploronin zonën, kishin mbetur të izoluar në gjirin e Filikurit dhe se njëri prej tyre ishte dhe i dëmtuar nga rrëzimi.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim dërgimin e menjëhershëm të tyre, në ambientet ku pushonin në Himarë.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët holandezë kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

turiste holandeze himare bllokim

Lini një Përgjigje