TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2023, 14:55

Akuzohet për grabitje dhe plagosje, arrestohet i shumëkërkuari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për grabitje dhe plagosje, arrestohet i shumëkërkuari

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për grabitje me armë dhe plagosje, është arrestuar sot në Shkodër. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Agron Ndoci, banues në Velipojë.

Sakaq mësohet se do të ekstradohet drejt Italisë.

"Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në lagjen ‘’Xhabije’’, Shkodër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 38 vjeçarin, banues në Velipojë, Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali, më datë 08.05.2023, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë."-njofton policia. 

arrestohet i shumëkërkuari në shkodër

Lini një Përgjigje