
Një automatik është gjetur i murosur në avllinë e një banese në Shkodër. Dyshohet se arma është përdorur në ngjarje kriminale.
Pas informacioneve që policia mori se në shtëpinë e shtetasit me iniciale GJ.M., po tentohej të murosej një armë zjarri, efektivët kontrolluan banesën e tij.
Automatiku i sekuestruar kishte një krehër me 30 fishekë, do të dërgohet për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.
Policia bën me dije se në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, që për shkak të moshës është proceduar në gjendje të lirë.
Lini një Përgjigje