SPAK ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën, i akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Mësohet se për Hoxhën është kërkuar 30 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Euglen Halilin, SPAK ka kërkuar 12 vite.
Kujtojmë se vrasjet dyshohet se janë urdhëruar nga Erjon Alibej. Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.
Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën 'Rramani', dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogë, pasi njihej si shpërndarës kokaine në qytet. Pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë 23-vjeçari Regis Runaj. Ky i fundit u vra me thikë dhe më pas trupi i tij u hodh buzë rrugës afër varrezave të qytetit një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.
"Truri" i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej. Ai ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë të mundur arrestimin e tij në 18 shtator të 2020, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë "Arrest me burg".
Lini një Përgjigje