TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2023, 09:09

Kishte fshehur rreth 100 mijë euro në tavanin e autobusit, arrestohet shoferi i linjës Durrës-Bari

Shkruar nga Pamfleti
Kishte fshehur rreth 100 mijë euro në tavanin e autobusit, arrestohet
Pamjet nga operacioni

Një shofer i autobuzit të linjës Bari-Durrës në Portin e Durrësit është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar u zbulua se kishte fshehur 99.700 euro në tavanin e mjetit.

Shuma ishte ndarë në 8 paketime. Në pranga ka rënë 37 vjeçari Elson Rrodhe.

"Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një autobus tip “Scania” i linjës Durrës-Bari-Durrës. Gjatë kontrollit të imtësishëm në autobus, me metoda bashkëkohore, në pjesën e tavanit, janë gjetur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Rr., 37 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti."-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje