TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2023, 14:50

I premtuan ta çonin në Kanada dhe i zhvatën 10 mijë euro, arrestohet 31-vjeçarja në Tiranë; shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Pamfleti

I premtuan ta çonin në Kanada dhe i zhvatën 10 mijë euro,

Një 31-vjeçare është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi përmes mashtrimit i ka marrë një shtetasi 10 mijë euro me premtimin se do të dërgonte në Kanada.

Në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori i saj.

"Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Premtimi”.

I morën 10 000 euro, një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 31-vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, për një rast të marrjes së parave me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases A. Ll., 31 vjeçe dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, shtetasit B. Gj., 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia.

i premtuan ta çonin në kanada dhe i zhvatën 10 mijë euro arrestohet 31-vjeçarja në tiranë

Lini një Përgjigje