
Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vrasje. Bëhet fjalë për Alidon Marqeshin, të cilit policia i gjeti dje një sasi kokaine gjatë një kontrolli rutinë në mjetin e tij tip “Benz”.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Marqeshi në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me një tjetër shqiptar në Gjermani me iniciale, Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje