TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2023, 12:20

I grabiti fqinjit 35 mijë euro, arrestohet 'skifteri' shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
I grabiti fqinjit 35 mijë euro, arrestohet 'skifteri' shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka i grabitur fqinjit 35 mijë euro.

Mediat greke raportojnë se i riu ka hyrë në shtëpinë e fqinjit, ku ka gjetur një valixhe me para. Bëhet me dije se menjëherë pas grabitjes i ka groposur në pyll në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Një pjesë të parave të vjedhura i ka mbajtur për të blerë makinë me vlerë 7 mijë euro, ndërsa 2 mijë euro i ka shpenzuar duke luajtur bixhoz. Kamerat e sigurisë zbuluan autorin e vjedhjes.

Mësohet se nga shuma prej 35 mijë eurosh, i riu ka shpenzuar në total 9 mijë euro.

arrestim grabitje shqiptari 35 mije euro

Lini një Përgjigje