
Enis Shaho është arrestuar nga Policia. 22-vjeçari, i njohur për policinë u vu në pranga këtë radhë pasi u kap me armë me vete.
22-vjeçari u kap në orët e vona të ditës se djeshme duke qarkulluar me armë zjarri në zonën e Tushemishtit.
Shaho është i njohur për policinë pasi është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale të armëmbajtjes pa lejë, ndërsa do të jetë prokuroria që do të hetojë lidhur me rastin për të parë nëse Shaho është i përfshirë në ndonjë konflikt.
Pritet që policia të dale më një njoftim zyrtar.
Lini një Përgjigje