TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2023, 07:14

"Më vodhi dhe tentoi të më puthte", turistja franceze denoncon të riun në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

"Më vodhi dhe tentoi të më puthte", turistja franceze

Një turiste franceze në Tiranë ka denoncuar një të ri shqiptar. Ajo e akuzon se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur varësen. I riu është arrestuar nga policia, teksa i është gjetur edhe varësja e vjedhur.

Mësohet se turistja kishte ardhur nga Franca në kryeqytet me partnerin e saj shqiptar. Ajo ka treguar se mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në një klub nate në zonën e ish-bllokut.

Pasi janë njohur me dy shqiptarë, ata i kanë thënë se mund t’i shoqëronin për në banesën që kishin marrë me qira. Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.

denoncim turistja i riu shqiptar

Lini një Përgjigje