TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2023, 07:29

Supermashtrimi nga burgu i Peqinit, tre shqiptarë i marrin 28 mijë euro shtetases çeke

Shkruar nga Pamfleti

Supermashtrimi nga burgu i Peqinit, tre shqiptarë i marrin 28 mijë

Tre shtetas shqiptarë në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë një shtetaseje çeke një shumë prej 28 mijë Eurosh, nëpërmjet mashtrimit.

Gjithçka ka nisur në paraburgimin e Peqinit. Bashkëshorti i kallëzueses është i ndaluar në vendin tonë, prej disa muajsh, pasi kërkohet nga drejtësia çeke. Ai akuzohet për veprën penale të fshehjes së të ardhurave.

I huaji ndodhej në qeli me Erald Filja, i arrestuar në 10 Mars të vitit të shkuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim droge. Filja i kishte kërkuar këtij të fundit një shumë prej 28 mijë Eurosh në mënyrë që të ndikonte tek autoritetet dhe ta lironin nga qelia.

Sipas deklarimeve të kallëzueses, shumën e parave ajo ja ka dhënë Martin Bajramit, shokut të Erald Filjas, në harkun kohor të 4 muajve. Më pas paratë i janë dorëzuar bashkëshortes së Erald Filjas dhe jo autoriteteve.

Pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja çeke, Prokuroria e Elbasanit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve kanë nisur hetimet.

Ata kanë arritur të provojnë kryerjen e veprës penale të “mashtrimit” nga 3 të dyshuarit. Gjatë kontrollit hetuesit kanë mundur që të sekuestrojnë shumë e 13.540 Euro.

Gjykata caktoi në mungesë masën e sigurimit arrest në brug për Erald Filja dhe Martin Bajramin. Ndërsa për Adriana Filjan u caktua masa e bllokimit të pasaportës.

 

 

Lini një Përgjigje