TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2023, 10:42

Gjendet i vdekur në qeli i dënuari me burgim të përjetshëm, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i vdekur në qeli i dënuari me burgim të

86-vjeçari Njazi Raki Ceka, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje është gjetur i vdekur në tualetin e dhomës së tij të burgut.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se nga të dhënat paraprake dyshohet se i moshuari ka kryer vetëvrasje.Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për të përcaktuar rrethanat e qarta të vdekjes së 86-vjeçarit.

Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur  nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.  Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023”, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Lini një Përgjigje