
Arbër Murataj është shoqëruar në polici pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen me thikë të 19-vjeçarit Stiven Toshkesi. Mësohet se Arbër Murataj është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në Rinas.
Muratajt i është marrë deklarata e cila është dërguar në Prokurori, ku pritet të kryhet vlerësimi dhe shyqyrtimi i saj.
Pasi ka dhënë deklaratën e tij në polici, Murataj është lënë i lirë pasi mungojnë provat që tregojnë nëse ai ka qenë i pranishëm natën e ngjarjes. Më herët, është raportuar se ai ka pasur një konflikt me viktimën për shkak të një vajze.
Dy të rinjtë Axel Hoxhja dhe Ensi Maze të cilët ndodhen në masën e sigurisë arrest me burg, janë rimarrë në pyetje dhe nuk kanë përmendur emrin e Arbër Murataj si person që mund të ketë lidhje me ngjarjen.
Kujtojmë se më herët Toshkesi e ka pasur konfliktin me shtetasin 18-vjeçarin Arbër Murataj.
Sipas burimeve policore, rreth dy muaj më parë Arbër Murataj ka marrë në telefon Toshkesin për t’u sqaruar dhe te dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbri Murataj.
Toshkesi ka arritur të mbrohet duke u plagosur lehtë në bark dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky i fundit, nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbri Muratajn.
Ndërsa Ensi Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe bllokoi brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg. Gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar arsyet e konfliktit, por ende Prokuroria nuk ka arritur në një përfundim.
Lini një Përgjigje