
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Krujës, ku dy punëtorë të cilët po punonin në një pallat në ndërtim janë zënë poshtë nga ashensori, të cilin ato po e montonin.
Si pasojë të dy punëtorët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur polici e cila po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që pakujdesia mbetet pista kryesore.
Lini një Përgjigje