TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2023, 16:11

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Vlorë ku një makinë tip "Ford" ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fitore, ku një 46-vjeçare ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije.

Sakaq, policia është nisur drejt vendngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

"Sot, rreth orës 15:50, në autostradën “Fier-Vlorë”, në afërsi të fshatit Novosel, shtetasja K. Gj., 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas mashkull, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.", njofton policia.

vlore fier aksident

Lini një Përgjigje