TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2023, 10:42

Kishin kthyer furrën e bukës në “shtëpi bari”, arrestohen 4 të rinj shqiptarë në Britani

Shkruar nga Pamfleti

Kishin kthyer furrën e bukës në “shtëpi bari”,

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë angleze pasi kishin përshtatur furrën e bukës në shtëpi bari.

Bëhet me dije se të arrestuarit janë E. Cepele, 28 vjeç, E. Cepele, 27 vjeç, A. Kola 29 vjeç dhe M. Xhafa, 19 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan 1000 bimë kanabis. Bimët kultivoheshin në dy ndërtesa. Të rinjtë janë shprehur gjatë seancës gjyqësore se punonin si ‘kopshtarë’, ndërsa pranuan se ishin marrë me aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Sipas mediave britanike, seanca e radhës do të mbahet më 7 gusht, ku pritet të jepet dhe masa e sigurisë.

 

shtepi bari arrestim shqiptare britani

Lini një Përgjigje